Autoriteti i Konkurrencës vendos gjoba për tetë kompani sigurimi


Rritja e çmimit të sigurimit të automjeteve është kosideruar si një shkelje e hapur nga ana e Autoritetit të Konkurrencës. Pas një hetimi disa mujor AK gjykoi 8 kompani të sigurimeve si fajtore për marrëveshje në dëm të konsumatorit dhe vetë mbarëvajtjes së tregut. Në një njoftim shtypi, “Autoriteti i Konkurrencës” bëri të ditur se vendosi masën e gjobës ndaj 8 ndërmarrjeve të sigurimeve pasi vlerëson se këto kompani kanë kryer marrëveshja të ndaluar në tregun e sigurimit të detyrueshëm motorik, ndaj palëve të treta (MTPL) si dhe i rekomandoi AMF marrjen e disa masave për të rritur konkurrencën në këtë treg”. Gjoba u vendos pasi Autoriteti i Konkurrencës mbylli hetimet në tregun e sigurimit të detyrueshëm motorrik ndaj palëve të treta (MTPL) dhe vendosje gjobe për kufizim të konkurrencës ndaj ndërmarrjeve “Sigal Uniqa Group Austria Sha (Sigal)”, “Sigma Vienna Insurance Group Sha (Sigma)”, “Atlantik Sha”, “Intersig Vienna Insurance Group Sha (Intersig)”, “Interalbanian Sha”, “Alb – Siguracion Sha (Albsig)”, “Instituti i Sigurimeve Sha (Insig)” dhe “Eurosig Sha”.

Më poshtë po radhitim kompanitë e sigurimit më gjobat e tyre përkatëse:

Kompania ‘Sigma’ -14 050 348 lekë

Kompania ‘Atlantik’ -11 141 914 lekë

Kompania ‘Intersig’ -12 213 514 lekë

Kompania ‘Interalbanian’ -7 271 207 lekë

Kompania ‘INSIG’ -3.257 583 lekë

Kompania Eurosig-9.151 357 lekë

Kompania ‘ALBSIG’-9,362,548 lekë

/alb-observer.com/