E dhimbshme! Var veten 16-vjeçarja në Korçë


Fund vendosi t’i jepte jetës në moshë fare të re, një shtetase në rrethin e Korçës.
Bëhet fjalë për 16-vjeçaren me iniciale XH.B. e cila është gjendur nga familjarët e vetëvarur në banesën e saj, gjatë orëve të pasdites së ditës së hënë.

Ngjarja e dhimbshme ka ndodhur në fshatin Symiz të rrethit të Korçës, ku 16-vjeçarja jetonte në banesë me gjyshërit e saj.

Ende nuk dihet motivi i këtij akti të kryer dhe nga ana e specialisteve të hetimit të krimit po punohet për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes. /alb-observer.com/