E pabesueshme! Aksident me 27 makina (video)


Një aksident me përmasa gjigande ndodhi para pak ditësh në veri të Oklahomas në SHBA. Autoritetet lokale u detyruan që të ndërpresin për shumë orë qarkullimin rrugor. Të paktën 27 makina u përplasën mes tyre, për shkak të shikimit të kufizuar për shkak të stuhisë së fuqishme të rërës, që filloi papritur në pjesën e rrugës “Interstate 35”.
Pak minuta pas aksidentit u krijua një situatë konfuze, ku nuk merrte vesh i pari të dytin. Rruga ishte mbushur me pjesë të shkatërruara makinash, ndërsa ambulancat përpiqeshin t’u ofronin ndihmën e shpejtë të plagosurve.
Për fat të mirë, nuk kishte viktima apo të plagosur rëndë.
Për më shumë, ndiqni videon: