Ja videoja që është klikuar mbi 350 milion herë në më pak se tre muaj



Nuk i besojmë dot syve kur shikojmë numrin e klikimeve që ka marrë në YouTube kënga “Gangnam Style” e PSY.

Pas një shkëputje 2-vjeçare, PSY rikthehet dinamikisht me albumin e tij të gjashtë.

Kënga më me peshë e këtij albumi, që është kompozuar dhe shkruar nga vetë PSY, është postuar në YouTube më 25 korrik 2012. Në një periudhë kohore kaq të shkurtër, kjo video është parë 359,713,166 herë. Po, ndodh edhe kështu, duke e bërë PSY të famshëm në gjithë botën. /alb-observer.com/