Krimi brenda famijle: Burri i çan kafkën me çekiç gruas,
Zbardhen detajet për vrasjën e mbrëmshme që tronditi qytetin e Durrsit. Nga burimet e policisë mësohet 48-vjeçar i ka çarë kafkën me çekiç nënës së dy fëmijëve të tij. Skena e tmerrshme ka ndodhur para syve të dy fëmijve të mitur dhe pas vrasjes Lime Dedaj është vetëdorzuar në polici. Nga hetimet mësohet se dedja ishte divorcuar para disa muajsh nga gruja dhe për arsyje xhelozie e ka masakruar atë.
Sipas të afërme dhe pas ndarjes të dy ish bashkëshortët jetonin në një shtëpi njëkatëshe (barakë) në periferi të qytetit bregdetar. Por sherret mes tyre kanë vazhduar edhe pas divorcit. Vrafëria dhe xhelozia ka bërë që mbrëmjen e djeshme gjatë një sherri Dedaj të marri mjete të forta dhe të godas për vdekje ish-gruan, duke e lënë atë të vdekur mbi krevatin bashkëshortor. Fëmijët e tmerruar kanë ulëritur duke bërë që komshinjtë të lajmërojnë forcat e policisë./alb-observer.com/