Ku jetojnë femrat më të bukura në botë
Shumëkush mendon se femrat e Mesdheut mund të jenë më të bukurat e botës, por nuk është ashtu. Sipas një renditjeje të bukurisë femërore nga “Digest Travel”, nuk janë aspak qytetet që gjenden në zonën mesdhetare, ato ku gjenden femrat më të bukura të globit.
Përkundrazi, siç transmeton Kosovapress, femrat më të bukura gjenden në vendet e ftohta. Kështu, kryeqyteti i Ukrainës, Kiev, zë vendin e parë në botë, për imazhin e bukurisë femërore.
Vendi i dytë, sipas këtij listimi, i takon kryeqytetit suedez, Stokholm, ku femrat janë në masën më të madhe bionde. Duke u pasuar nga metropoli amerikan, New York, ku jetojnë shumë modele dhe femra të njohura.
Vendi i katërt është Buenos Aires, në Argjentinë, atje ku femrat kanë një bukuri latine të veçantë, mes të qenit zeshkane dhe shumë të gjalla. Vendi i pestë i takon qytetit bullgar, Varna, ku femrat janë brune, por me sy ekspresivë. /ditasot.com/