Mr. Gangam Style, apo PSY siç njihet nga të gjithë vendosi të rikthehej në fushën e muzikës dhe videoklipet e tij thyen çdo rekord sa i përket klikimeve dhe shikueshmërisë.
Kënga “Gangam Style” e tij për tre muaj shkoi në 540 milion vizitorë.
Ndoshta mund të thuhet për këngën e parë që ishte rastësi, klipi i ri ku ai merr pjesë, e rrëzon menjëherë këtë teori. Arsyeja? Brenda gjashtë ditësh, videoklipi i ri i tij arriti 10 milion views.
Këtë herë PSY merr pjesë në klipin e këngëtares Hyuna me këngën “Ice cream”, pasi edhe ajo ishte prezente tek kënga e tij “Gangnam Style”.
Pra, siç e kuptoni, kimia që kanë mes tyre, u sjell sukses./alb-observer.com/
Ndiqni videon: