Si të eliminojmë barkun
Bluzat të rrinë të ngushta, je e detyruar që të zbërthesh pantallonat mbas ngrënies? Barku është në nga zonat më të ndjeshme të trupit. Duke qënë se është në rezervë dhjami fryhet shpejt. Ndiq këshillat tona për të pasur një bark të sheshtë pa u munduar shumë.
Ha me ngadalë. Të hash në këmbë me të shpejtë favorizon gëlltitjen e ajrit dhe ngadëlëson tretjen. Mundohuni të hani ulur për të paktën gjysmë ore dhe të përtypeni mirë.
Ha në mënyrë të ekuilibruar. 25-30gr fibra në ditë(cereal fruta, perime), janë të domosdoshme për kalimin e lirshëm të ushqimit në zorrë. Nqse nuk marrim sasinë e duhur atëherë mund të irritojnë zorrët dhe krijojnë fryrje.
Fokusohu tek perimet. Janë më të lehta për t’u tretur, hidratojnë trupin dhe lehtësojnë lëvizjen e ushqimit në zorrë.
Ha proteina. Mishi, peshku dhe veza na sigurojnë energjinë e plotë pa fermentuar dhe shtuar volumin e ushqimit në stomak.
Hani ushqime të gatuara mirë. Ushqimet e gatuara mirë lehtësojnë përtypjen, tretjen dhe asimilimin.
Përdorni sa më pak kripë. Kripa e tepruar në ushqim favorizon qëndrimin e ujit në stomak.
Kujdesu për sistemin e tretjes. Nqse ke vështirësi në tretje bëj një kurë me probiotikë. Nqse vuan nga kapsllëku bëj një kurë me kumbulla dhe fiq cdo mëngjes për disa ditë.
Merr frymë. Një frymëmarrje e mirë ku merr pjesë dhe barku ndihmon për të eleminuar helmet në organizëm.
Bëj lëvizje. Për të eliminuar dhjamin rreth belit duhet të praktikosh rregullisht 3 herë në javë për të paktën 30 minuta një sport rezistence. Vrap biciklete, aerobi etj./alb-observer.com/