Duam Ribashkim Kombëtar!

Duam Ribashkim Kombëtar!
Morinë, 28 nëntor


Nga Cenë Pushkolli
Për mbajtjen e referendumit lidhur me Ribashkimin Kombëtar Shqiptar tashmë lista nisi rrugën e saj. Lista me nënshkrime të qytetarëve të dy Shqipërive do t’u dërgohet parlamenteve të Republikës së Shqipërisë dhe të asaj të kosovës.
Sot në Morinë, në një ambient të hapur dhe me mot të kthjellët e me diell sikur të mos ishte fundi i muajit të nëntorit, në praninë e disa dhjetëra mijëra anëtarëve dhe simpatizantëve të Frontit Bashkimit Kombëtar Shqiptar dhe të Aleancës Kuqezi,  të Unionint Republikan të Kosovës, të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare të udhëhequr nga veterani i kauëzës gjithkombëtare shqiptare profesor Hazir Shala, të LPK-së, u mbajt një tubim madhështor për ti dërguar mesazhe të qarta Tiranës zyrtare dhe Prishtinës zyrtare dhe jo vetëm atyre, se këto subjekte kanë filluar mbledhjen e nënshkrimeve të qytetarëve të dy Shqipërive se ata duan Referendum për ta dhënë fjalën e fundit populli lidhur me Ribashkimin Kombëtar Shqiptar. Siç shihet në këtë fotografi, lista e nënshkrimeve e mori udhën me nënshkrimin e liderëve të AK dhe të FBKSH-së./alb-observer.com/