“Obama” kërcen për shtatë palë qejfe nën tingujt e “Gangnam Style” (video)

Pas uraganit Sandy, presidenti Barack Obama filloi përsëri fushatën elektorale për zgjedhjet presidenciale, të cilat do të mbahen më 6 nëntor.
Edhe pse në dy debatet e fundit televizivë ai triumfoi ndaj kundërshtarit të tij politik, Mitt Romney, përsëri e gjithë bota i ka drejtuar sytë nga SHBA-të dhe pret për të mësuar se cili do të shpallet fitimtari.
Obama, përveç simpatizantëve amerikanë, adhurohet edhe në Kinë. Po po, ketë mund ta themi me siguri. Madje ai ka edhe sohinë e tij, në rrjetet sociale të Kinës, Reggie Brown. Sozia e Obamës, bashkë me sohinë e Zonjës së parë, kërcen i lumtur nën ritmin e PSY dhe hitit të tij “Gangnam Style”.
Qindra mijëra kinezë që kanë parë këtë video, janë çuditur duke kujtuar se ishte vetë Obama. 
Më poshtë mund ta ndiqni videon, për kënaqësinë tuaj. /alb-observer.com/