Zyrtarët e Eurozonës shprehen optimist se Greqia do të jetë në gjendje për të riblerë bonot e saj, të cilat vlerësohen të paktën 40 miliardë Euro.
Në bazë të të dhënave të vendimit të fundit të Eurogrupit çmimi i riblerjes nuk mund të jetë më i lartë se çmimi i mbylljes së tyre në 23 nëntor, çmim i cili do të variojë nga 25,15 cent deri në 34,41 cent, me një kufi mesatar prej 28,3 cent për euro.
Konkretisht theksohet se në këtë fazë poseduesit e bonove greke i vlerësojnë ato rreth 62,4 miliardë euro.Analistët vlerësojnë se qeveria greke do t’i bind, që të marrin pjesë plotësisht.
Bankat shtetërore evropiane, kanë në pronësi në mënyrë propocionale rreth 4 miliardë euro dhe vlerësohet se ato do të marrin pjesë në këtë proçes.
Si kundërveprim, analistët vlerësojnë se në këtë proçes nuk do të marrin pjesë bonot e mbajtura nga fondet e pensioneve greke, ose dhe në qoftë se do të ndodh kjo, ndikimi do të jetë i papërfillshëm.
“Problemi” fokusohet në këtë moment tek bonot e “rrezikut të lartë” të cilat llogariten rrerh 20-22 miliardë euro nga të cilat do të marrin pjesë rreth 30% e këtyre bonove.
Në qoftë se ndodhin të gjitha këto që përmendëm më lart dhe pjesmarrja në riblerje arrin në 25-26 miliardë euro atëherë lehtësimi i borxhit grek do të jetë më i vogël se 11% e PBB-së, përqindje kjo që mund të konsiderohet e vogël nga FMN-ja dhe mund të çojë në mos miratimin e lëvrimit të këstit për Greqinë.
Së fundi, Nomura lë të hapur një normë prej 30% e cila mund të dështojë në proçesin e riblerjes së bonove, atëherë do të duhet të vihet në zbatim një plan B.
Një plan B i cili nuk ekziston, sipas përfaqësuesve të Brukselit të cilët theksojnë se marrëveshja që u mor në takimin e fundit të Eurogrupit “është e vetmja zgjidhje për Greqinë dhe nuk ka zgjidhje rezervë”.
Megjithatë edhe kryetari i Eurogrupit Jean Claude Juncker në deklaratat e tij shprehu “besim të plotë” se Greqia do t’ja dalë, siç është parashikuar, në riblerjen e bonove shtetërore, në të njëjtin moment kur Shefja e FMN-së, Cristine Lagarde, shpreh me nënkuptim se “situata në eurozonë mbetet e brishtë dhe sqaroi se vetëm nga momenti kur do shënohet përparim në zbatimin konkret të angazhimeve të marrëveshjes dhe sidomos në zbatimin e proçesit të riblerjes së bonove, atëherë vetë ajo do të jetë në gjendje t’i propozojë bordit ekzekutiv të FMN-së për të përfunduar vlerësimin e programit për Greqinë”.
Dhe së fundi Shefi i BQE-së, Mario Draghi, tha se e sheh “pozitivisht” të ardhmen e Greqisë në Eurozonë dhe u zotua se evropianët do të vazhdojnë të financimin e Greqisë, mjafton që ajo “të arrijë qëllimet e veta”./alb-observer.com/