Dashuria e tyre është vërtetë e madhe (Foto)

Ata quhen James e Lauretta Burke dhe fotoja e tyre është duke bërë xhiron e botës, duke marrë më shumë se 1 milionë klikime.

Para disa vitesh të moshuarit nuk i njihnte askush derisa një ditë Lauretta rrëfeu historinë e saj të dashurisë. Një histori mbreslënëse, ku bashkëshortët i kishin qëndruar besnik njëri-tjetrit në të mirë dhe në të keqe.

Dashuria e tyre e madhe është komentuar nga dhjetra gazetarë në Britanin e Madhe, duke e sjellë çiftin si një shëmbull për gjithë rinin e sotme. Mirënjohja dhe ndienjat e forta nuk i mposhti as semundja, kur Lauretta u prek nga Alzheimer. “Ishin nje person i vetem dhe nuk donin te hiqnin dore edhe ne kushte te veshtira nga njeri tjetri”- tregon ajo. Çifti ka rritur nëntë fëmije, të gjithë me universitete dhe asnjeri prej tyre i divorcuar. Dhe padyshim ata janë krenaria e tyre. /alb-observer.com