Mëngjesin e sotëm , dy persona të maskuar nën kërcënimin e armëve kanë grabitur kazinon “Kajot” . Grabitësit kanë arritur të marrin 1200 euro. Burime të Albania Observer bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:00 në rrugën “12 Qershori”.
Kapiten Basri Shabani, është shprehur se në çastin e grabitjes në kasino kanë qenë duke punuar dy persona. “Sipas viktimës F.I. 22 vjeç, punëtor në kazino, dy persona janë futur të maskuar, njëri me revole në dorë e tjetri me thikë. Grabitësit, i kanë detyruar viktimat që të shtriheshin për toke dhe nga arka i kanë grabitur 1200 euro, ndërsa nga xhepi i viktimës F.I. e kanë marrë portofolin”, ka thënë Shabani. Policia ka mbërritur me një herë në vendin e ngjarjes, por autorët janë larguar në drejtim të paditur. Aktualisht po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./alb-observer.com/