Filmi për Bin Ladenin, më i miri i 2012-ës

TIRANE-Kritikët e Filmit në Nju Jork kanë shpallur “Zero Dark Thirty”-n filmin më të mirë të vitit 2012. 

Filmi trajton përpjekjet dhjetëvjeçare të amerikanëve për të kapur ose vrarë udhëheqësin e Al Kaedës, Osama bin Laden. 

Grupi ka nderuar me çmimin më të lartë edhe regjisoren e këtij filmi, Kathryn Bigelow. 

Çmimet e Kritikëve të Filmit në Nju Jork rrisin shanset e një filmi për t’u nominuar për çmimin Oscar. 

“Zero Dark Thirty” do të dalë më 19 dhjetor. 

(d.b/BalkanWeb)