Ja si do të jetë fëmija i princit William dhe princeshës Kate!

Shtatzania e Kate Middleton ka ngjallur një interes të pabesueshëm në mediat britanike dhe ato ndërkombëtare. Kështu pa kaluar as 24 orë nga konfirmimi i lajmit nga Pallati Mbretëror, gazeta britanike “Daily Mail”, duke u këshilluar me ekspertë të mjekësisë ligjore dhe specialistë të tjerë, arriti të krijonte dy identikitet të përafërt, nga një për secilën gjini, të fëmijës mbretëror.
Kështu bazuar në kombinimin e ngjyrës së syve të bashkëshortëve, ka shumë gjasa që fëmija të ketë sy blu, por ka shumë pak mundësi që të fitojë kombinimin e flokëve të verdhë të famshme të Dianës, për shkak të mbizotërimit të linjës brune në gjakun e William dhe Kate.
Megjithatë shtatzania është ende në fazat më të hershme dhe duhet pritur ende disa javë përpara se të mësohet gjinia e fëmijës i cili do të jetë pretendenti i tretë në radhë për fronin./alb-observer.com/