Mesa duket, Krishtlindjet dhe Gangnam Style shkojnë së bashku…!

Deri në Australi ka shkuar fama e reperit, Psy’s nga Koreja e Jugut!

Pronari i një shtëpie, të cilën e kishte stolisur si për krishtlindje dhe që ndodhet në një nga rrugët kryesore të qytetit Perth, dëshiroi që kalimtarët dashje pa dashje të kërcenin nën ritmet e Gangnam Style, që ndodhet në numrin 1 të gjithë charts-ve të botës.


Por, për të stolisur shtëpinë e tij dhe për të kombinuar llambat me këngën e Psy’s, iu deshën plotë 41.000 llamba, 2 km kabull dhe 200 orë punë.
Ndërkohë është viti i shtatë (7) që banorët e këtij qyteti konkurrojnë midis tyre se cili do të mund të stolisë shtëpinë më të bukur, por mesa duket zotëria në fjalë ia doli mbanë…/alb-observer.com/
Gangnam Stale është ai!