Edhe në Kinën komuniste, skandalet seksuale tashmë janë kthyer në një fenomen. Kështu një shef policie është shkarkuar nga detyra dhe tashmë do të gjykohet pasi akuzohet se mbante si të dashura dy motra binjake.
Mediat vendase bëjnë me dije se bëhet fjalë për Ci Fang, shefi i policisë në Wusu City, i cili është denoncuar fillimisht online, ku është publikuar edhe një foto e dy të dashurave të tij në krevat. Sipas akuzave, ai I kishte favorizuar dy motrat dhe u kishte gjetur punë të mira në polici. Për më tepër kishte marrë me qira një apartament të shtrenjtë dhe të gjitha pagesat faturoheshin si shpenzime zyrtare./alb-observer.com/