Sfida e një milioneri, ndërtoi një dhjetëkatëshe për 2 ditë

Një biznesmen idian ka ndërtuar një ndërtesë dhjetëkatëshe vetëm brenda 48 orëve. Bëhet fjalë për Harpel Sing i cili është një multimilioner dhe e kishte bërë premtimin përpara disa kohësh megjithëse vetëm tani arriti që të siguronte të gjitha lejet përkatëse dhe ta ndërtonte ashtu sic kishte premtua.
“Deshëm t’u tregojmë të gjithëve se kjo është e mundur. Ndërtesën e ngritëm brenda 48 orësh”, u shpreh Sing, për mediat vendase.
Ndërtesa u ndërtua në një zonë industriale e cila ndodhet dhjetë kilometra larg nga qyteti Çandigar, ku Sing ka edhe hotelin e vet luksoz. Për të, u përdor material montues dhe 200 tonë çelik ndërsa kontribuan 200 punëtorë, inxhinierë e teknikë. Tri katet e para u ngritën brenda vetëm tri orësh ndërsa paraprakisht projektin u desh ta miratojnë sizmologët, meqë bëhet fjalë për një zonë ku ka shumë tërmete./alb-observer.com/