Varka e shpëtimit duke u kredhur në oqean nga një lartësi 60m!(Video e pazakontë)

GES350MKIII, bie në mënyrë të sigurt në ujë nga një lartësi e paimagjinueshme, duke arritur një shpejtësi 110 km/orë, duke ngelur e pa dëmtuar.
Momenti i pabesueshëm, gjatë të cilës skafi i shpëtimit braktis naftë-mbajtësen nga një lartësi që të bie të fikët, prej 61.53 m, duke takuar oqeanin, është rregjistruar në videon e mëposhtëme, e cila ka thyer njëkohësisht edhe rekordin botëror të rënies së lirë të skafeve!
Ky model i ri i skafit u projektua veçanërisht për naftëmbajtëset dhe ndërtesat që gjenden afër detit duke u dhënë mundësi punëtorëve të braktisin objektin në rast emergjence.
Suksesi i provës do të thotë se skafi, e klaloi provën e sigurisë dhe tani është gati për t’u hedhur në treg.
Varka prej 15 m ka ndarje të veçanta për motorrin e saj, rripat e sigurimit, për pasagjerët dhe është e projektuar në mënyrë të tillë që të bjerë gjithmonë pingul drejt ujit.Kapaciteti i saj është 70 pasagjerë.
Prova u realizua në Arendal të Norvegjisë.Kompania ndërtuese Norsafe, u entuziazmua nga rezultatet pozitive.
GES350 MKIII është tani zyrtarisht më e sofistikuara, më kompaktja, më e fuqishmja dhe më e sigurta, varkë shpëtimi në botë.Shikoni videon këtu: