Ka qenë një goditje e mirëorganizuar ajo që I është bërë një dyqani të kompanisë prestigjioze Apple në Paris, në natën e ndërrimit të viteve. Kështu policia pariziane bën me dije se 4 persona të armatosur kanë hyrë në dyqanin që ndodhet pas Operas së Parisit orë pas mbylljes së tij. Ata kanë sulmuar rojen e ndërtesës i cili mbeti i plagosur lehtë dhe kanë marrë produkte të ndryshme si iPhone dhe iPad, dhe paratë qe ndodheshin në kasë.
Sipas vlerësimeve paraprake, flitet për një shumë rreth 1 milionë dollar që ka qenë para në cash dhe vlerë malli. Policia ka nisur hetimet mengjithëse hajdutët që kishin qenë të maskuar, kishin punuar në mënyrë shumë të “pastër” duke mos lënë gjurmë. /alb-observer.com/