iPad 3, tabloja e vitit

Sikur edhe viti paraprak edhe viti 2012 u shqua për prezantimin e numrit të madh të tablo-kompjuterëve. Shumë kompani sollën risi në këtë fushë duke ofruar karakteristika të cilat ndikojnë në performancat dhe punën më cilësore të tyre. Ndonëse u paraqit numri i madh i tyre, disa prej tyre u veçuan, si për nga performancat ashtu edhe për shitjen e tyre. Në vazhdim do të paraqesim tablotë më të mira që e shënuan vitin që e lamë pas.
- iPad 3: Sikurse edhe është pritur sapo të del, si edhe paraardhësit e tij, kjo pajisje do ta pushtonte tregun dhe kështu pra edhe ndodhi, dhe kjo falë përmirësimeve që janë bërë në këtë version. iPad 3 ka ekranin Retina me rezolucion prej 2.048×1.536 pikselë dhe dendësinë për 246 piksel për inç.

Posedon procesorin A5X, i cili është dy herë më i shpejtë se A5 dhe katër herë më i shpejtë se Tegra 3. Në procesorin e ri është integruar ISP për fotoaparatin e ri prej 5-megapiksel i cili për nga specifikat i përshtatet atij në iPhone 4S. Fotografitë padyshim se do të jenë të mira ndërsa është mundësuar edhe incizimi i videos 1080p.
Butoni Home ka mbetur në vendin e tij. Përkrahja mobile është zgjeruar në rrjetat 4G LTE. Shpejtësitë prej 21 Mbps për HSPA+, 42 Mbps për DC-HSDPA dhe 73 Mbps për LTE.
- Asus Transformer Pad Infinity: Tabloja nga “Asus” e zuri vendin e dytë në listën e tablove më të mira dhe kjo parasëgjithash falë procesorit Tegra 3 me takt 1.6 GHz, 1GB DDR3 RAM, ekranit të bukur me rezolucion të lartë (njëri nga më të mirët ekran 10-inç) si dhe për shkak “dock-ut” me tastierë, touchpad-in, USB vrimat dhe baterinë shtesë.
- Amazon Kindle Fire HD: Kjo tablo 7-inçshe ka performanca të shkëlqyeshme dhe njëherësh pra është edhe ekrani më i mirë në botë me këtë madhësi dhe këtë mund ta blini për vetëm 200 dollarë. Problemi i vetëm te kjo tablo mund të jetë përpunimi i “Amazon-it” i interface-s të Android-it. Në treg gjenden edhe modelet me ekranin 8.9 inç të cilët dallohen ndërmjet vete për atë se njëri ka mbështetjen për LTE derisa tjetri nuk e ka. Këta modele nga versioni Kindle Fire HD 7 inç dallojnë edhe për procesorin më të fuqishëm, ekranin më të mirë sikurse edhe një numri të opsioneve të tjera të cilat “Amazon” i ofron përdoruesve të saj.
- Google Nexus 7: Tabloja 7-inçëshe e cila u gjend në vendin e katërt të listës së tablove më të mira për vitin 2012 u krijua në saje të partneritetit të “Google-s” dhe “Asus-it”. Karakteristikat më të rëndësishme të tij janë Android 4.1 Jellybean i ri, hardueri i fuqishëm dhe çmimi që sillet rreth 200 dollarë.
- Samsung Galaxy Note 10.1: Për shkak të popullaritetit të madh të origjinalit Note, “Samsung” vendosi të prezantojë edhe tablonë Note e cila i ka 10 inç dhe e cila posedon perfromanca të shkëlqyeshme. Kjo tablo e ka procesorin katërbërthamësh Exynos me takt 1.4GHz , Android 4.0, S-pen-in dhe kamerën e parme prej 1.9 megapikselë dhe kamerën e pasme prej 5 megapikselë.