Një tinejxher amerikan nga Oregoni ia ka bërë sherrin vetes, pas një postimi të panevojshëm në Facebook.
I riu me emrin Jacob Cox-Brown kishte shkruar se gjatë vozitjes në gjendje të dehur e ka goditur një automjet dhe ka ikur.“Vozitje në gjendje të dehur… gjë klasike. Mirëpo, atij që ia kam goditur automjetin i kërkoj falje”, kishte shkruar në profilin e tij djaloshi duke ia lehtësuar punën policisë.Dy “miq” të Jacobit e kanë raportuar në polici statusin e tij dhe zyrtarët policorë e kanë lidhur rastin me një raportim të një pronari se i është dëmtuar automjeti në parking.Jacob Cox-Brown është arrestuar dhe akuzuar për vozitje në gjendje të dehur dhe dëmtim të pronës së huaj, ndërsa më 23 janar do të paraqitet në gjykatë./rrethjush.com/