Lionel Messi vishet nga një shqiptar

Ylli argjentinas I Barcelonës, Lionel Messi, vishet nga një shqiptar. Kështu, mediat kosovare bëjnë me dije se shqiptari I Kosovës Muhamet Hasani ose Muki, siç njihet ndryshe, punon në firmën itaiane ‘Ermenegild Zehna’ dhe merret personalisht me veshjet e Messit.

“Para se të shkonte në Zyrih për të marrë Topin e Artë për vitin 2010, ai ishte në firmën tonë, së bashku me babain e tij, vëllezërit dhe njerëzit tjerë. Erdhi për të zgjedhur rrobat të cilat do t’i vishte në ceremoni. Fillimisht më kërkoi që t’i bëja një propozim. I thashë të vishte këmishën e bardhë, kostumin e zi, kurse kravatën e kaltër, pasi kjo e fundi do t’i shkonte me ngjyrat e shtetit të tij, Argjentinës. Ai pranoi me kënaqësi. Ato rroba ia dërguam në Zvicër dhe më pas i veshi në ceremoni”, rrëfen Mukiqë jeton në Barcelonë prej vitit 2000.

Ai ka qenë me profesion rrobaqepës dhe e ka lënë në vitin 1989. “Në këtë firmë punoj nga viti 1995, 7 vjet kam punuar në Angli, kurse nga viti 2000 në Barcelonë. Rrobaqepës kam punuar edhe në Prishtinë”, shprehet Hasani./alb-observer.com/