Tre shtetas shqiptarë janë arrestuar mbrëmjen e djeshme nga policia italiane. Mediat kanë raportuar se tre djemtë, emrat e të cilve nuk janë bërë ende publik, mashtronin vajza nga Shqipëria me premtimin e një pune në Itali dhe më pas i detyronin të prostituonin.
Shqiptarët e moshës 33, 31 dhe 23 vjeç kanë rënë në pranga pas një denoncimi të një vajze, e cila kishte rënë preh e trafikantëve. Pas verifikimeve, policia ka zbuluar se dhjetëra vajza shqiptare kishin rënë pre e këtij mashtrimi dhe detyroheshin të prostituoheshin, ndërsa katër prej tyre rezultojnë të martuara me shtetas italianë duke siguruar lejen e qëndrimit. Gjithashtu mkësohet se shqiptarëve ju është sekuestruar një apartament, dy makina, disa armë dhe objekte me vlerë që mendohen të jenë të vjedhura./alb-observer.com/