‘Pata një ndjenjë se duhet të jetoja pa ndërhyrjen e teknologjive moderne. Mora kasollen në vitin 2000, por bashkëshorti nuk më ndoqi dhe u ndamë. E kuptoj se nuk mund të detyroja familjen të jetonte pa energji elektrike”, ka rrëfyer Emma./alb-observer.com/
Një 58 vjeçare e pasur që prej 13 vitesh jeton si në Mesjetë
Një 58 vjeçare britanike, nënë e 3 fëmijëve prej 13 vitesh jeton si
në mesjetë. Bëhet fjalë për Emma Orbach e cila është vajza e një
muzikanti të pasur dhe ka studiuar në një nga shkollat më të shtrenjta
të Britanisë së Madhe dhe pas Oksfordit. Madje, ajo i mbylli studimet me
një diplomë në gjuhën kineze por megjithë arsimimin dhe paratë ajo
sërish nuk ndihej mirë. Ndaj 13 vite më parë vendosi të shpërngulej në
një kasolle në një zonë rurale të Uellsit pa energji elektrike dhe pa
ujë të rrjedhshëm duke menduar se kështu do të dëmtojë sa më pak
planetin.
“Kur isha e vogël më pëlqente të rrija jashtë duke mbledhur lule. Nuk
jam materialiste, prindërit e mi më kanë mësuar kështu. Jam e lumtur me
jetën time. Zgjohem çdo mëngjes pranë natyrës, shoh pemët e bukura dhe
yjet gjatë natës. Ndjej se kam një marrëdhënie të veçantë me natyrën”,
shpjegon Emman për mediat duke theksuar se nuk ka as edhe një radio.
Më tej kërshërisë së gazetarëve se si e ka zgjidhur çështjen e
dushit, 58-vjeçarja u përgjigjet se lahet në lumë një herë në muaj ose
dy herë kur ndjen se i vjen erë e pakëndshme.