Skandalet në emisionin e Arjan Çanit, Kastro Ziso: “Ia pres gurmazin live gjithkujt!”.

Nuk kanë të sosur skandalet dhe ofendimit në emisionin e Arjan Çanit!
Këtë herë ishte radha e Kastro Zisos, i cili u irritua së shumti në studio kur iu referuan fëmijëve të tij, gjë që e bëri atë “përbindësh”.
Kur gazetari Çani iu drejtua Zisos me referimin; mjerë ai fëmijë që të ka ty për baba, eh, kjo mjaftoi!
“Këtu e ke…! Unë isha aty por kjo nuk qëndron. Kujdes! Se shiko, unë për fëmijët e mijë ia pres gurmazin gjithkujt live. Nuk pyes për askënd, fëmijët e mi janë engjëj. Le të merret me mua prokuroria. etj!”, ishin fjalët e Katsro Zisos live në ekranin televiziv.
Është absurde që ky emision dita-dita po kthehet në një banalitete të vërtet vetëm e vetëm nën hijen e shikueshmërisë. Ku ofendimet dhe pyetjet provokuese dhe jashtë etikës gazetareske po bëhen ushqimi kryesor për të provokuar nervat e të ftuarve që ata të degjenerojnë në ofendime dhe shprehje aspak të hijshme dhe të moralshme. E kjo nuk është kurrsesi etikë gazetareske dhe as që është për të “joshur” ndokënd!/alb-observer.com/
Konkluzionet tuajat!
Për më shumë në videot që vijojnë: