Vajza që grabiti babanë, bëri jetën më luksoze të mundëshme, dalin në “shesh” fotografitë

Pak ditë pasi babai zbuloi që ajo grabiste lekët në kasafortën e tij janë zbuluar foto, të cilat tregojnë jetën luksoze që ajo bënte me të dashurin e saj.

Burime për alb-observer.com thanë se çifti në fjalë shkonte darkonte në restorate të shtrenjtë si dhe pushimet i bënte në plazhet më luksozë të mundshëm.

Çifti Fatma Buziu 18 vjeçe dhe Ismail Xhindi 25 vjeç duket se kanë shpenzuar pa kriter paratë e vjedhura për 6 muaj me radhë, derisa në datën 3 janar janë pikasur nga i ati i vajzës, Shkëlqim Buziu. Babai nuk e ka miratuar asnjëherë lidhjen e së bijës me 25-vjeçarin, por kur është përballur me faktin e largimit të saj në një apartament të përbashkët me Ismail Xhindin, nuk i ka mbetur gjë tjetër veçse të pohojë për rrethin shoqëror “se e ka fejuar vajzën”.
Sipas policisë sasia e parave të grabitura ishte 88 franga zviceriane dhe 40 milion lektë shqiptarë, te cilat babai i vajzës nuk i kishte të vetat port ë motrës së tij./alb-observer.com/