Greqi, pasi e përdhunoi qenin seksualisht e vari në pemë!

Ka shokuar mbarë opinionin grekë, lajmi i përdhunimit dhe varjes në një pemë të një qeni, madje i njëjti rast kishte ndodhur edhe një muaj më parë. Ngjarja ka ndodhur në Lakonia të Greqisë, ku një organizatë mike qenve, pasi mori “denoncimin” nga të zotët e tij, e bëri atë publik, duke vijuar në me një kallëzim në polici.
Të zotët e qenve, kur u kthyen në shtëpi i gjetën në një situatë dramatike, teksa ata po vuanin nga dhimbjet e përdhunimit dhe dhunimit fizikë, nga dhuna e ushtruar mbi ta.
Incidentin e parë familja e kishte denoncuar në polici, më 29 janar. Në atë kohë familjarët e gjetën qenin e tyre gati të ngordhur, që nuk peshonte më shumë se 12 kg, të torturuar si fizikisht po ashti dhe seksualisht.
Incidenti i dytë u shënua më 15 shkurt 2013, që sipas hamendimeve të policisë, bëhet fjalë për të njëjtin përbindësh, kur familjarët e qenit, e gjetën atë në arë të varur në një pemë pranë shtëpisë së tyre. Edhe këtë herë qeni ishte dhunuar si fizikisht po ashtu dhe seksualisht deri sa i doli shpirti.
Ndërkohë, policia nuk ka mundur ende të krijojë një imazh aspo pistë të mundshme rreth autorit të këtij krimi të pazakonte./alb-observer.com/