I premton martesë por e përdhunon dhe e mban peng në shtëpi në prani të gruas tjetër

Një 21-vjeçare nga fshati Mirdita mendoi se kishte gjetur princin e Kaltër por shumë shpejt dashuria që ndjente për të u kthye në mankthin më të madh të jetës. Historia e trishtë nis me një propozim për martesë dhe vajza me inicialet Dh.L pranon të largohet nga shtëpia me të dashurin e saj 36 vjeçarin Mirash Kolaj nga fshati Blinisht por pa e ditur se ai ishte i martuar dhe me fëmijë. Për afro një muaj vajza u mbajt peng në shtëpi ndërsa mbi të u ushtrua dhunë fizike, psikologjike si dhe marrdhënie seksuale me dhunë per 22 dite rresht.
Pas denoncimit të prindërve për zhdukjen e vajzës policia, ajo u gjet në banesën e Mirash Kolajt, ndërsa mësohet se 36-vjeçari kishte ushtruar dhunë e presion edhe ndaj bashkëshortes së tij për të mos denoncuar rastin./alb-observer.com/