BB6, Jonilda për Joanën e Anaidin: Po luajnë me veten e tyre

Jonilda dhe Olta dalin në oborr dhe fillojnë të bisedojnë, teksa bëjnë ecejake. Ato fillojnë të flasin për Joanën me të cilën kanë pasur shumë afrimitet, por së fundmi edhe disa debate e keqkuptime. Të dyja vajzat komentojnë sjelljen e Joanës dhe raportin e saj me Anaidin.

Jonilda i thotë se brenda pak ditësh banorët ndryshojnë sjellje dhe një gjë të tillë ka bërë edhe Joana e cila mbrëmë është afruar përsëri me dy vajzat. Jonilda tregon: “erdhi mbrëmë te krevati im dhe mbështeti kokën dhe unë po mendoja me vete si ka mundësi” dhe më pas shton se e habit mënyra se si Joana ndryshon raportet me banorët nga dashuri në inat e më pas përsëri në dashuri. Olta përkrah mendimin e saj dhe thotë “e po prit se do të ndodhë përsëri, ke për të parë që do të zihet përsëri me atë që e do aq shumë dhe ka për t’u pajtuar prapë”. Jonilda nga ana tjetër thotë “për mendimin tim ata janë t’u lujt, por po luajnë me veten e tyre dhe kjo më bën me qesh”. Më pas ajo thotë “unë dua t’i qëndroj asaj lojës së tyre”, ndërsa Olta thotë se nuk i intereson fare se si luajnë Joana dhe Anaidi me veten e tyre, por acarohet kur përfshijnë edhe atë.

Olta në një moment thotë “për mua kanë një negativitet të paparë, prandaj s’dua t’u rri afër”. Olta thotë se nuk ka parë deri tani që njerëzit të kenë kaq shumë inat dhe shprehet “po të shohin se dikush tjetër po merr me shumë vëmendje, e kanë vdekje” dhe më pas shton se ata do të bënin gjithçka që të merrnin vëmendjen e banorëve të tjerë dhe sidomos të publikut.
Më pas jashtë dalin Xhimi e Shpendi dhe dy vajzat ndërrojnë temën e bisedës së tyre.
(gazeta-Shqip.com)