Bukuroshja beson verbërisht te Messi

Bukuroshja beson verbërisht te Messi Më në fund erdhi momenti që Messi t’ua shpërblejë tifozëve të tij. Edhe pse doli humbës në dy klasiket kundër Realit, ai arriti të bëjë diferencën ndaj Milanit dhe t’i japë biletën skuadrës për në çerekfinale. Teksa shumë tifozë ishin skeptikë për kualifikimin e Barcelonës, supermodelja argjentinase Dorismar kishte besim të verbër te superforma e Lionel Messit. 2E dija që Barcelona do kalonte. Vërtet Messi mund t’ju dukej i vogël, por unë kisha besim të verbër te sedra dhe talenti i tij. E kam shijuar ndeshjen ndaj Milanit, ndërsa ndaj PSG-së Messi do bëjë sërish diferencën", u shpreh aktorja e famshme nga Argjentina, Dorismar.