Denoncohet një tjetër pedofil, ngacmoi seksualisht një të mitur

Si duket rastet e pedofilisë nuk kanë të sosur në Tiranë. Ditën e sotme një tjetër rast është bërë me dije nga ana e policisë kur një 40-vjeçarë është denoncuar nga pridërit e një të miture se ai ka kryer veprime të turpshme me vajzën e tyre.

Burimet thanë për alb-observer.com se nisur nga padia e prindërve, policia është vënë në kërkim të shtetasit Avni Bajraktari rreth 40 vjeç, banues në Qesarakë në Komunën Dajt, i cili dyshohet për abuzime me të mitur.
përsër duke u bazuar nga të dhënat e prindërve vajza e tyre është ngacmuar seksualisht nga 40-vjeçari në fillim të muajit mars.
Sakaq policia e kryeqytetit po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjareje./alb-observer.com/