Dy modelë në shtëpinë e “Big Brother”

Sonte në shtëpinë më të ndjekur nga shqiptarët, do të futen dy banorë të rinj. Bëhet fjalë për dy djem bukuroshë që kanë punuar edhe si modelë.

Thuhet se janë dy imazhe të njohura për publikun, duke qenë se janë shfaqur edhe nëpër videoklipe këngësh. Njëri prej tyre punon në një agjenci marketingu, kurse tjetri është menaxher në një club, shkruan Bluetooth.

Mendohet se hyrja e bukuroshëve do të prishë ekuilibrat që janë ndërtuar deri tani në shtëpinë e “Big Brother”, pasi pritet që vëmendja e të gjitha femrave të fokusohet tek ata. Ende nuk dihet se cili do të jetë misioni i djemve dhe se si do të sillen ata në raport me sekretet e banorëve. Duke qenë se kanë kaluar tre javë nga fillimi i këtij reality, ata duhet të jenë të informuar mbi sekretin që fsheh secili… Të shohim ç’do të ndodhë.../albeu.com/