Librat e tij për konspiracionin e ngritur për 9/11 “The Big Bamboozle:.9/11” dhe “Lufta kundër terrorizmit” shqetësuan shumë ata të cilët fshihen pas sajimit të këtyre ngjarjeve të mëdha.
Marshall kishte deklaruar: “Arsyeja e vërtet që sulmi ishte i suksesshëm, qëndron në atë të një aktiviteti të brendshëm ushtarak të koordinuar mirë që trajnoi piratët e aeroplanëve. Disponojmë me dhjetëra dokumente që faktojnë 100% se ky trajnim fluturimesh specifik, u bë në Kaliforni, Florida dhe në Arizonë, 18 muaj para sulmit”.
Madje, Marshall kishte deklaruar hapur se pasi të publikohen librat e tij. do të krijonte shumë armiq dhe armiq të fuqishëm dhe të “padukshëm”, ndërsa ishte prononcuar për këtë në shumë radio dhe kanale televizive.
Në raportin e sherifit ku ai banonte thuhej: “Phillip Marshall dhe fëmijët e tij, Marcaila Marshall 14 vjeç dhe Aleks Marshall 17 vjeç, u gjendën të vdekur në shtëpinë e tyre. Shkaku i vdekjes ishte një plagë e përbashkët që kishin marrë të gjithë, një plumb në ballë. Vërteton dhe mjeku ligjor. Gjithashtu u qëllua me armë edhe qeni i familjes në dhomën e gjumit”.
Ndërsa e ëma e fëmijëve ndodhej në Turqi e ngarkuar me punë ku në shtëpi ndodhi kasaphana!/alb-observer.com/