Edhe tigri mund të puth

Kush e thotë që Tigri është një kafshë e egër dhe e frikshme. Fotoja tregonë të kundërtën që merr dhe fal dashuri.

Mulan Jamila, një tigër bengali, qëndron në një shkollë islamike në Malang, në Javën Lindore në Indonezi. Për tigrin katërvjeçar kujdeset Soleh.

Lidhja mes Soleh dhe tigrit Mulan është kaq e fortë saqë shpesh luajnë së bashku në oborrin e shkollës madje shkëmbejnë edhe të puthura.

Tigri ka qenë një dhuratë për këtë shkollë dhe mbahet aty me lejen e autoriteteve lokale. Ai ha 5 kg mish çdo ditë. Në botën e egër, këta lloj tigrash jetojnë të izoluar dhe rrallëherë sulmojnë njerëzit. Ky që shihni jo vetëm që nuk i sulmon, por i do "me gjithë zemër". /albeu.com/