J&Lo "grusht" legjendës së boksit

Legjenda e boksit Muhammed Ali ka marrë ndoshta grushtin më të ëmbël gjatë gjithë karrierës së tij dhe kur këtë e jep Jennifer Lopez dyshimet zerohen. Fotografia e publikuar nga gazeta britanike "The Sun", paraqet "Mbretin" e boksit dhe këngëtaren porto-rikane, mjaftë të afërt me njëri-tjetrin.

Muhammed Ali, 71 vjeçar i cili vuan nga sëmundja e Parkinsonit, ka pranuar një çmim për vepër jetësore, çmim të cilin ia ka ndarë legjenda tjetër, por e komedisë, Steve Martin.

Ndërkaq, në mbrëmjen e organizuar me këtë rast, duket se më së miri ka kaluar këngëtarja 43 vjeçarja, Jennifer Lopez.u.com/ /albeu