Lajmi për Batmanin, thjesht një shaka

Lajmi rreth Batmanit nga Bradfordi, i cili i dërgon kriminelët në stacionin e policisë, është bërë hit, mirëpo duket se gjithçka ka qenë një shaka. Në fakt, bëhet fjalë për britanikun 39-vjeçar, Stan Worby, i cili në polici e ka dërguar një mik të tijin.
Pasi shumë media botërore publikuan lajmin se Batmani kishte kapur një person në kërkim, në forumet e ndryshme në internet filluan biseda të ndryshme rreth identitetit të tij.
E vërteta është se Batmani kishte dërguar në stacionin e policisë 27-vjeçarin Danny Frayne, i cili është i akuzuar për shitje të mallit të vjedhur dhe për mashtrime të vogla. Në fakt, Frayne është mik i Worbyt, ndërsa gjithë ngjarjen e kishin menduar kur ai vendosi të dorëzohej në polici.
“Atë e kam mik të mirë, njihemi qe 15 vite. Pranova të bëjmë shaka, por edhe ta dërgoj në stacionin e policisë. Kush e di, ndoshta në të ardhmen bëjë diçka të ngjashme”, ka deklaruar ‘Batmani’, i cili ka qenë i veshur si superheroi pasi ishte në një ndeshje futbolli. /Telegrafi/