Mila Kunis nuk pranon të luajë në një film erotik

Aktorja amerikane Mila Kunis nuk do të luajë në filmin erotik “50 Shades of Grey”. Deklarata e saj u bë gjatë prezantimit të filmit “Magjistari i Ozit”, ku aktorja luan rolin e një shtrige. “Jo, nuk do të më shihni në “50 Shades of Grey”. Më vjen keq”, ka deklaruar Kunis. Prej kohësh në botën e showbizit flitej për një pjesëmarrje të Milas në versionin kinematografik të romanit erotik të E. L. James.