“Monstra i Laprakës” del përpara gjykatësve, burg vetëm për akuzën e përdhunimit dhe jo për vrasje

Edhe pse nuk ka një akuzë zyrtare për vrasjen e 11 vjecarit Julian Cela, gjykata e Tiranës ka lënë në burg pa afat  “Monstrën e Laprakës”, Ardian Prrenjasin. Teksa u përball sot për herë të parë me togat e zeza, Përrenjasit iu komunikua masa e sigurisë në një seancë pa praninë e mediave. Prokuroria ka ngritur ndaj Prrenjasit akuzën e “Kryerjes së marrëdhënieve homoseksuale me dhunë me të mitur” në dëm të 10-vjeçarit A.C ndërsa akoma nuk ka një akuzë zyrtare për vrasjen e Julian Çelës, djalit të zyrtarit të lartë të SHISH-it.

Ndërkohë në landfillin e Sharrës, pritet të nisin sot kërkimet për gjetjen e eshtrave të vogëlushit 11- vjetar. Familjarët e Julian Celës vazhdojnë të qëndrojnë prej disa ditësh në vendin ku monstra pretendon se ka hedhur trupin e pajetë./alb-observer.com/