Policia grek kap dy shqiptarë të arratisur, foto nga momenti i arrestimit!

E gjithë policia e Greqisë në alarm pas arratisjes së 11 shqiptarëve me betejë lufte nga burgu u Trikalës!
Polica pas shumë kërkimesh ka mundur të arrestoj dy nga të arratisurit e mëngjesit të sotëm. Në operacionet e kërkimit të policisë greke marrin pjesë dy helikopter, forca speciale të policisë të ardhura nga Athina dhe Selaniku.
Aktualisht me qindra policë dhe patrulla policia po “krehin” me imtësi çdo pëllëmbë tokë e çdo shkrep për identifikimin dhe kapjen e të arratisurve. Situata e kohëve të fundit në burgun e Trikalës është thuajse kritike dhe “qesharake” pasi brenda një muaji kanë ndodhur të paktën tre ngjarje të rënda, ku veçon ajo e pengmarrjes së Alket Rizait, tentativa e arratisjes së një të burgosuri grek dhe arratisja 11 shqiptarëve të mëngjesit të sotëm./alb-observer.com/