Rekord botëror, në vend të benzinës makina lëviz me kafe (video)

Shumë njerëz në botë shprehen se nuk mund të funksionojnë nëse nuk pijnë në mëngjes një filxhan kafe.
 
Por e njëjta gjë ndodh edhe me këtë makinë që do të shikoni në videon e mëposhtme. Ajo funksionon vetëm me kafe.

Është një makinë e tipit Ford që në vend të benzinës përdor… kafe!
Britaniku 42-vjeçar Martin Bacon i ndryshoi sistemin makinës së tij. Kështu, në vend të karburantit, ajo vihet në lëvizje nëpërmjet kokrrave të kafesë, të cilat përpunohen nga një sistem i veçantë. Lënda djegëze prodhon monoksid karboni dhe hidrogjen, me ndihmën e motorit bën që makina të lëvizë.
Sigurisht që nuk është kaq e lehtë. Nuk mjafton thjesht të lëvizë çelësi që makina të ndizet, por duhet që të ngrohet edhe motori, si dhe të jenë kushtet e përshtatshme. Gjithsesi, Martin arriti ta lëvizë makinën duke përdorur kokrrat e kafesë në vend të benzinës. Kështu, ai shënoi rekord botëror në kategorinë e makinave që lëvizin me biokarbure.
Pra, ndodh eshte kështu, që kafeja të vëjë në lëvizje jo vetëm njerëzit, por edhe makinat! Për më shumë, shikoni videon e mëposhtme. /alb-observer.com/