Shkrepëse me fytyrë njeriu! (FOTO-LAJM)

Imagjinata dhe talenti njerëzor duket se nuk njeh limite. Mjafton që njeriu të ketë këto dy dhunti dhe nga hiçi do të sjellë një vepër artistike, pse jo dhe projekte.

Një artisti gjerman i mjaftojnë vetëm fijet e shkrepëseve për të krijuar diçka. Ai do të hape ekspozitën në të cilëm do të ekspozojë fije shkrepësesh me fytyra njerëzish.

Wolfgang Stiller ka eksperimentuar me materiale të mbetura në studion e tij para se të niste këtë projekt. Ai përdor copëza druri për t'i bërë të duken si fije shkrepsesh dhe në pjesën e kokës, krijon fytyra të ndryshme./albeu.com/