Tensioni në Maqedoni, deputeti Bekim Fazliu fyen rëndë në parlament: “Në dreq Gruevski dhe Ali tradhtari” (video)

Situata e tensionuar në shtetin fqinj Maqedoni, ka vijuar edhe brenda në parlament!
Kështu, deputeti i PDSH-së, Bekim Fazliu ka shpërthyer sapo ka hipur në foltoren e këtij parlamenti dhe me një të folur uragan, ka kërkuar urgjentisht lirimin e të gjithë shqiptarëve të arrestuar gjatë protestave të orëve të fundit. Ndërkohë, tonet e ashpra të gjuhës së tij nuk kanë lenë jashtë dhe Gruevskin dhe Ali Ahmetin të cilin e quajti tradhtar.“Në dreq të madh të shkoni dhe ju edhe ata. Bëni pazare! I shitni interesat nëpërmjet gjakut të fëmijëve të shqiptarëve për të ruajtur karriget tuaja!Kërkoj urgjentisht, por urgjentisht; që të gjithë shqiptarët e arrestuar sot të lirohen menjëherë, se përndryshe: Maqedonia, BDI-ja, Ali tradhtari, Ali i poshtri bashkë me Nikolla Gruevskin le të shkojnë në dreq të mallkuar de të në….s krejt!”, tha ndër të tjerash deputeti.Por, reagimi i tij ishte edhe më i ashpër kur kryetari i parlamentit e këshilloj të ruante etikën: “Mos më ndërpre, mos më ndërpre… Ne e shikojmë këtë punën e parlamentit… Nuk marrim pjesë në këtë parlament m….!”, e mbylli ai fjalimin e tij duke braktisur foltoren./alb-observer.com/