10 sekretet për të ruajtur sytë nga dëmtimi i të parit

1. Mos i ulni sytë shumë pranë kur lexoni dhe shkruani.

2. Ruani pjerrësinë e tastierës. Për të pasur një qëndrim të mirë, krijoni pjerrësinë në lexim ose shkrim, të ngjashme me bankat e shkollës. Pjerrësia duhet të jetë 20 gradë.


3. Këmbët në tokë. Zgjidhni një karrige që t’ju lejojë të mbështesni mirë këmbët në tokë që ta shpërndani peshën kudo.

4. Dritë natyrale sa më shumë. Punoni vetëm gjatë ditës dhe me dritën e diellit që sjell gëzim dhe energji.

5. Është më e mirë llapma e zakonshme sesa ajo me neon. Nëse punoni në dritë artificiale, përdorni vetëm llambat sepse neoni skuq sytë dhe shkakton dhimbje koke.

6. Drita të vijë nga ana e majtë. Por nëse jeni mëngjarashë, duhet të vijë nga e djathta.

7. Shmangni fotokopjet. Përpiquni të lexoni libra të shtypur me germa të mëdha.

8. Vështroni peizazhin. Vëreni tryezën pranë dritares për të hedhur vështrimin larg herë pas here. Më mirë nëse është në natyrë.

9. Shpërqendrohu. Largojeni vështrimin vazhdimisht nga libri apo ekrani i kompjuterit.

10. Shikohuni në pasqyrë. Nëse nuk keni pranë dritaren, por një mur, atëherë vini një pasqyrë ku të shiheni herë pas here. Në mënyrë të tilë evitoni përqëndrimin e gjatë në kompjuter.
Këshillë: Masazhi i fytyrës është i rëndësishëm. Fërkoni lehtë me mollëzat e gishtërinjve pjesën e sipërme të syve pastaj të poshtme.

Duke nisur nga ana e brendshme, drejt hundës, rrëshqisni gishtat për nga ana e jashtme. Përsëriteni ushtrimin për të paktën dhjetë herë. Vini gishtat e mëdhenj mbi tëmtha dhe gishtërinjtë e tjerë mbi ballë. Pastaj vini treguesit pak më poshtë se tëmthat dhe gishtat e mëdhenj nën mjekër dhe fërkojeni shumë herë. /rrethjush.com/