Ezeli trondit fanset femra: S’e fsheh dot më, jam gay…



Femrat që kanë ndjekur plot kërshëri serialin e “Ezel”, edhe për shkak të pamjes së jashtme të protagonistit kryesor, me siguri duhet të mbeten të zhgënjyera. Sipas disa deklaratave të përcjella në shtypin rus dhe turk, Kenan Imirzalioglu kapranuar homoseksualitetin e tij, teksa shprehet se nuk mund të mbetet i heshtur në lidhje me orientimin e tij seksual.: “Unë nuk mund të jetoj një gënjeshtër. Prandaj vendosa të dal hapur, ndryshe nga kolegu im Burak Ozdžavit aktor te “Sulejmani i Madhërishëm”, i cili dy muaj më parë u kap duke u përqafuar me një burrë. Kur unë kapem me dikë në atë pozicion, do të thotë se është një njeri që dua…”.

Ai është shprehur se është lodhur duke u hequr sikur është i tërhequr nga gratë. Aktori i adhuruar nga gratë e vajzat adoleshente, papritmas kohët e fundit prishi marrëdhënien me bukuroshen turke Zejnep Beserler, me të cilën ai kishte një lidhje prej gjashtë vjetësh. Ndërkohë që në tetor të vitit 2010, Imirzalioglu i kishte mohuar thashethemet mbi homoseksualitetin, që ishte përfolur nga shtypi turk. /ecccaty.com/