Ngjarje e rëndë në Tiranë, vret veten duke folur me nënën në celular


“Nënë, unë po vras veten”. Kjo ka qenë fjalia e fundit që një djalë 30 vjeçar në Kamzë ka lëshuar nga goja e tij, në çastin kur ka drejtuar në kokën e tij, ndërsa në dorën tjetër mbante celularin ku i thoshte të ëmës fjalët e kobshme që bëri realitet.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasdreken e së mërkurës në afërsi të qendrës së qytetit Kamzë, raporton noa.al.
Armand J., 30 vjeç, baba i një vogëlushi, në kushte të depresionit për shkak të problemeve ekonomike, vendosi ti jepte fund jetës së tij.
Fillimisht i riu i ka telefonuar një miku duke i thënë se i linte amanet djalin. Më tej i ka telefonuar nënës së tij. Duke i treguar se po vriste veten. Këto çaste kanë qenë të frikshme. Nëna ka dëgjuar këto fjalë dhe menjëherë pas tyre, krismën fatale që i mori jetën djalit.
Policia e mbërritur në vendngjarje, në hetim të tragjedisë, tha se dyshon që i riu kishte borxhe të cilat nuk besonte se mund ti shlyente lehtë.
Në këto rrethana ai ka gjetur si zgjidhje, vetëflijimin dhe për ta kryer këtë ka marrë një pistoletë dhe është vetëvrarë në mes të rrugës në orën 15 të së mërkurës.
Fillimisht mësohet se 30-vjeçari i ka telefonuar një mikut të tij duke i kërkuar si nder që të kujdesej për djalin, pasi do të vriste veten.
Më pas ka telefonuar familjen, ku në telefon i është përgjigjur e ëma. Pasi ka njoftuar nënën për vetëvrasjen, i riu nuk e ka mbyllur telefonin duke bërë që e shtëna e armës të dëgjohej prej saj.
E tmerruar nëna ka thirrur të birin por ai kishte vdekur. Policia që mbërriti në vendngjarje ka dërguar nënën e shokuar në spital për të marrë veten. /ditasot.com/