Shokon balena, përpiqet të flasë si njëri

Një belugë, ose sic njihet ndryshe balenë e bardhë, ka mahnitur shkencëtarët teksa është përpjekur që të imitojë zërat humanë. Balena mashkull, e quajtur Noc, ka ngordhur pesë vite më parë, por regjistrimet e jashtëzakonshme janë publikuar për herë të parë tani, pasi skuadra e shkencëtarëve ka publikuar përfundimet e studimit të tyre disavjeçar. Ajo ka një zë të ngjashëm me njerëzit, krejt ndryshe nga sa ishte menduar deri më tani se balenat prodhojnë zë shumë të ndryshëm nga i njeriut.
Sipas shkencëtarëve teksa imitonte zërat e njerëzve po përpiqej për të vendosur kontakt me ta.
“Sipas vëzhgimeve tona, balena e modifikonte zërin në mënyrë të tillë që të dukej sikur fliste. Kjo përpjekje sugjeron se po tentonte të kontaktonte”, është shpehur Sam Ridgway, shkencëtari që drejtonte këtë studim./alb-observer.com/