Xhipi shtypi dy kameramanë në një transmetim live!


Reporterët që transmetojnë lajme live, jo pak herë bëhen pre e aksidenteve të ndryshme, teksa janë të lidhur me studion në mënyrë të drejtpërdrejtë.
Herë bëhet fjalë për incidente fatale, si në rastin e gazetarëve që shkojnë në vendet ku zhvillohet luftë e herë për raste qesharake. Kujtojmë tek kjo e fundit, buburrecin që po “shëtiste” mbi xhaketën e reporterit.
Gjithsesi, këtë herë po ju paraqesim një tjetër rast të paprecedent. Dy kameramanë filmuan një xhip gjigand 4×4 që po ecte në një rrugë krejt “anormale”.
Por ja që xhipi e humbi kontrollin dhe si rezultat, filloi të shtypte kush t’i dilte përpara! Me të drejtë mund të themi që kameramanët kishin lindur me këmishë! /alb-observer.com/
Ndiqni videon e mëposhtme: