Berisha lëkund Greqinë! “Agimi i Artë” kërkon largimin e konsullit tonë nga Janina


Veç reagimeve të Athinës zyrtare, anulimit të vizitës të ministrit të jashtëm të Greqisë Dhimitris Avramopoulos për kremtimin e 100 vjetorit të krijimit të shtetit të parë shqiptar, pas deklaratave të kryeministrit shqiptar Sali Berisha për referimin e tij, se territori shqiptar është nga Preveza deri në Preshevë, tashmë reagimet vijnë nga partia nacionaliste e ekstremit të djathtë në Greqi “Agimi i Artë”.
Ishte pikërisht ish-kandidati për deputet i kësaj partie Iasonas Bibos, i cili ka organizuar një protestë në qytetin e Janinës dhe ka kërkuar largimin e menjëhershëm të konsullit shqiptar Jani Dako.
“Për sa kohë ne tolerojmë në tokën tonë kriminelë shqiptarë dhe parazitë, do të rriten kërkesat e paarsyeshme, të një shteti që është për të ardhur keq”, është shprehur ai./alb-observer.com/