Lajmi fundit: “në mes të ditës” grabitet apartamenti i biznesmenit

Një grabitje në mes të ditës ka ndodhur në mes të kryeqytetit. Burime bëjnë me dije për alb-observer.com se ngjarja ka ndodhur në në rrugën “Mine Peza” ku persona ende të panjohur kanë grabitur një banesë në katin e tetë të një pallati.

Mësohet se banesa i përket një biznesmeni që merret me tregëtinë e pllakave. Nga të dhënat e para grabitësit i kanë tokitur në derë e në momentin që pastruesja u ka hapur derën ata janë vërsulur për në banesë duke marrë paratë që ndodheshin në banesë. Pastruesja ka tentuar t’i ndaloj këta të fundit por nuk ka mundur.

Menjëherë pas ngjarjes në vendin ku ndodhi grabitja kanë mbërritur forcat e policisë por deri në këto momente nuk kanë mundur të identifikojnë personat që kryen këtë vepër./alb-observer.com/